Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, po vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.

Ajo kohët e fundit u largua nga Australia, ku mori pjesë si anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice”, ndërsa tani ndodhet në Los Angeles.

E teksa po shijon motin e ngrohtë në tokën e yjeve, Ora po i mban të azhurnuar fansat për gjithçka përmes Instagramit.

Së fundmi, 30-vjeçarja publikoi në InstaStory disa imazhe të tjera, ku shfaqej mjaft atraktive, teksa pozonte para pasqyrës.

E veshur në të bardha, Rita është dukur mjaft tërheqëse, ndërsa ka vënë në pah linjat atraktive trupore.

Vetëm pak kohë më pas, artistja e lindur në Prishtinë ndau me ndjekësit edhe disa fotografi të tjera, duke treguar se kishte përfunduar xhirimet për një projekt, të cilin po e lë befasi për fansat. /TV Malisheva

Share.