Rita Ora në Berlin është mirëpritur me flamurin kuq e zi.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, po e vazhdon turneun e saj nëpër vende të ndryshme të botës, shkruan lajmi.net.
Së fundmi ishte në Gjermani, konkretisht në Berlin, aty ku edhe u mirëprit nga fansat e saj në mesin e të cilëve kishte shqiptarë.
Ata madje e kanë mirëpritur këngëtaren me flamurin kuq e zi i cili shihet tek valvitet në një video të cilën Rita e ka publikuar në Instagram.