Rita publikoi fotografi nga dhoma e gjumit.

Rita Ora është shumë aktive në rrjet sociale, në të cilat vazhdimisht sjell imazhe, me të cilat tregon se si po e kalon kohën në karantinë.

Këngëtarja, së fundi ndau disa fotografi, të cilat i realizoi në shtrat, ku shfaqet e mbuluar me çarçaf.

Rita ishte shtrirë në shtrat, teksa shihej e grimuar. Ajo po qëndron e izoluar në një shtëpi që ka marrë me qira në Cotswolds.

Rita gjatë ditës së sotme do të performojë nga shtëpia bashkë me disa artistë të njohur, me qëllim bamirësie.

Kujtojmë se Rita Ora ditët e fundit ka nisur punën për albumin e tretë./ Tv Malisheva

Share.