Ajo po përgatitet për publikimin e këngës së saj më të re “You For Me”, që do ta sjellë nesër (e premte) më 2 korrik.

Dhe Rita Ora u pa duke lënë palestrën e saj në perëndim të Hollywoodit të mërkurën, teksa po vazhdon të shijojë qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja 30-vjeçare, shfaqi muskujt e saj të formësuar të barkut në një veshje sportive ngjyrë vjollce, e cila nxirrte në pah format e saj të bujshme të trupit, shkruan DailyMail.

Rita veshi një palë geta dhe bluzë të së njëjtës ngjyrë që kombinoheshin mjaft bukur me njëra-tjetrën.

Ajo e kombinoi pamjen e saj elegante sportive me një palë çorape të bardha dhe atlete.

Rita nuk kishte fare makijazh në fytyrë, gjersa flokët e saj bionde ishin të lidhura.

Interpretuesja e hitti u kujdes që të qëndronte e hidratuar gjatë seancës rraskapitëse duke marrë me vete një shishe me ujë.

Kjo paraqitje e Ritës vjen vetëm pak ditë pasi ajo ka paralajmëruar se do të publikojë këtë të premte këngën e saj verore me titull “You For Me” në bashkëpunim me DJ Sigala.

Ajo ka bashkëpunuar edhe më parë me Sigalën, në këngën “Coming Home” në vitin 2015, e cila ishte shumë e suksesshme. /TV Malisheva

Share.