Ajo së fundmi iu bashkua prezantueses Davina McCall për një stërvitje intensive.
Ylli ndau një video në InstaStory teksa shihej duke tundur pijen me atë që tha: “Palestra me të vërtetë po më mbyt mua”.
Ajo vazhdoi: “Çdo ditë para xhirimeve duhet ta rregulloni trupin tuaj në mënyrë që të performoni sa më mirë”.
Krijuesja e hitit “Anywhere” u shfaq në një veshje sportive me flokë të kapura nën një kapele portokalli të kombinuar me të bardhë.
Si në të shumtën e rasteve, ylli nga Kosova u shfaq tërësisht pa makijazh e me një pamje të freskët.
Përpara videos, Ora publikoi një sërë imazhesh në Instagram me të njëjtën kapelë e me një triko në formë ‘emoji’ të buzëqeshjes.
Rita ndërkaq është shumë e përkushtuar ndaj palestrës dhe përkundër angazhimeve nuk ndalet asnjëherë.
Ajo po vazhdon edhe punën për projekte të reja muzikore. /TV Malisheva