Rita Ora është prej artisteve shqiptare më të famshme në botë.

Ylli i muzikës ndërkombëtare mbetet aktive me projekte muzikore dhe koncerte, por asnjëherë nuk e lë anash kujdesin për pamjen fizike.

Këtë gjë e ka treguar vet ajo edhe në disa imazhe që ka ndarë së fundi në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron mbi 16 milionë ndjekës.

Në fotot që ka sjell, Rita shihet në veshje sportive, me grim të thjesht, teksa bën disa ushtrime pak para performancës së saj të radhës.

“Ajo na mban neve të fortë, gjithmonë kemi kohë për 5 minuta ushtrime të krahëve para performancës”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografive.

Kujtojmë që së fundi, 30-vjeçarja realizoi një fotosesion tejet unik për revistën “Issue”, për numrin e nëntorit. /TV Malisheva

 

 

 

Share.