Met Gala është një nga ngjarjet më të shënuar dhe nata më e madhe e modës në botë, prandaj edhe pjesëmarrësit i kushtojnë rëndësi paraqitjes në tapetin e kuq duke u kujdesur deri në detajin e fundit.

Edhe ylli i muzikës, artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ishte në mesin e personave që shkëlqeu dhe ishte në qendër të vëmendjes.

E veshur e tëra në “Prada” në kombinim me stoli diamanti, Rita dukej e mrekullueshme gjatë hyrjes në event, teksa pozoi para fotografëve.

Për këtë dukje të Ritës u kujdesen një staf i tërë, ndërsa e gjithë kjo është dokumentuar edhe përmes një video, të cilën 30-vjeçarja e ndau me mbi 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Ylli i hiti “You for Me”, u shoqërua në këtë mbrëmje nga i dashuri i saj, Taika Waititi.

Çifti janë të pandashëm që kur dolën publikisht në maj të këtij viti, kur dyshja u kapën së bashku nga paparacët në Sydney.

Artistja dhe regjisori bën paraqitjen e parë të tyre në tapetin e kuq në premierën e “The Suicide Squad” në Los Angeles. /TV Malisheva

 

 

 

Share.