Ajo kohët e fundit tejkaloi shifrën prej pesë miliardë dëgjimesh në Spotify.

Dhe Rita Ora dukej lehtë elegante e veshur me një kostum të bardhë dhe gri të pantallonave, ndërsa ndoqi të martën Coin Cloud Party, të organizuar nga Common, në Los Angles, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 30 vjeçare, siguroi që të gjithë sytë ishin tek ajo ndërsa u paraqit e veshur me një ansambël shumë elegant, të cilin e shoqëroi me një pallto të gjatë.

Ajo e kompletoi veshjen e saj me taka me majë gri dhe një çantë lëkure të hirtë dhe të bardhë me lëkurë gjarpri.

Ngjarja kishte të ftuar edhe yje të tjerë të famshëm si: Ashley Benson, Steve Aoki Ashlee Simpson dhe burrin e saj Evan Ross.

Ashley Benson kishte veshur një fustan të zi, i cili e bënte atë të dukej mjaft joshëse.

Ashlee Simpson, 36 vjeçe, bëri që të gjithë kokat të kthehen nga ajo, pasi ishte veshur me një fustan me lule rozë kombinuar me një xhaketë të zezë.

“Coin Cloud ofron mënyrën më të shpejtë, më të lehtë për të blerë dhe shitur Bitcoin dhe 30+ monedha të tjera dixhitale me para, karta dhe më shumë”, thuhet sipas faqes në internet të kompanisë.

Kjo paraqitje e Ritës vjen pak kohë pasi ajo dhe Jennifer Lopez thuhet se zhvilluan bisedime ‘sekrete’ për të diskutuar për ‘bashkëpunimet e ardhshme të muzikës dhe filmit’.

Krijuesit e hiteve thuhet se janë mbledhur së bashku në Los Angeles për të diskutuar për ‘atë që ato mund të bëjnë së bashku’ dhe ‘asgjë nuk ishte jashtë kufijve’, sipas The Sun.

Rita kohët e fundit zbarkoi në Kaliforni pas qëndrimit të saj disa mujor në Australi, për spektaklin “The Voice”, ku ishte e ftuar në rolin e anëtares së jurisë. /Telegrafi/

 

Share.