Rita Ora është prej këngëtarëve më të suksesshme dhe më të përfolura shqiptare në botë.

Ylli i muzikës ka arritur që ndër vite të jetë në fokus të medieve botërore si për talentin në muzikë, ashtu edhe për stilin e saj unik dhe me shumë shije.

30-vjeçarja eksperimenton shpesh herë me stilin e veshjes, por edhe të flokëve, teksa kryesisht njihet si bionde.

Së fundi këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka realizuar një fotoseison të ri, ndërsa ndryshimin e bëri pikërisht në stilin e flokëve, duke mos ikur nga rrënjët e saj prej bionde, por me një prerje të veçantë, ajo dukej më ndryshe se zakonisht.

“I dua këto flokë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve që ndau me fansat në Instagram.

Në anën tjetër, ylli i hitit “Anywhere” ka qenë mjaft e angazhuar kohëve të fundit, pas përfundimit të “Voice Australia”, ku ishte pjesë e jurisë, këngëtarja po bën përgatitjet finale për koncertin e madh që do të mbajë në Kullën Eiffel, më 30 shtator. /TV Malisheva

Share.