Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është përherë e komentuar për paraqitjet e saj.
Këngëtarja e njohur ndiqet nga më shumë se 16 milionë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare të Instagramit e të cilët nuk i zhgënjen asnjëherë me postimet e shumta që bën.
30-vjeçarja edhe në disa poza që bëri së fundi, ajo erdhi e kuruar dhe mjaft joshëse, duke vënë në pah bukurinë dhe sharmin e saj.
Në një bluzë të thjeshtë me ngjyrë të bardhë, grim të theksuar me nuance rozë dhe flokët bionde të valëzuara, Rita dukej tërë shkëlqim.
“Kujtojeni, kujtojeni 5 nëntorin, urime vikendi të dashur”, ka shkruar Rita në mbishkrim ku pranoi komente të shumta nga ana e miqve dhe fansave.
Ndërkohë, kujtojmë që ylli I muzikës është në përgatitje të projekteve të reja, teksa në jetën personale ajo po shijon romancën me regjisorin, Taika Waititi. /TV Malisheva