Sot në gjithë botë po festohet Dita e Gruas, dhe këtë festë e ka uruar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, me një urim të veçantë.
Artistja e njohur, postoj disa foto joshëse përmes të cilave u bëri dedikimi gjitha grave që e kanë frymëzuar.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Gruas. Nuk ka forcë më të madhe se një grup i grave të unifikuara. Sot, më shumë se kurrë, ne duhet të nxjerrim në pah dhe të festojmë rëndësinë e grave që qëndrojnë së bashku. Për të gjitha gratë që më kanë frymëzuar, ngritur dhe më kanë dhënë shpresë,
Faleminderit! Gëzuar #Dita Ndërkombëtare e Grave”, ka shkruar Rita.
Ndryshe, ajo po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore, së fundi Rita performoj në Australi për komunitetin LGBT./ TV Malisheva