Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të qëndrojë në Sydney të Australisë.

Ajo shkoi atje për spektaklin “The Voice”, ku ishte e ftuar si anëtare e jurisë, ndërsa po vazhdon të qëndrojë atje dhe të merret me aktivitete të ndryshme.

Ndonëse ndodhet larg shtëpisë, Rita nuk i ka harruar datat e rëndësishme të familjes, siç është ajo e 19 majit për familjen e saj.

Data e sotme është e rëndësishme për familjes Sahatçiu-Ora, pasi në një ditë si kjo 30 vite më parë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë prindërit e këngëtares, Besnik dhe Vera Sahatçiu-Ora.

Rita ka vendosur që sot (e mërkurë) të publikojë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi të rralla të prindërve të saj, të papublikuara më parë.

Bëhet fjalë për shumë imazhe të çiftit gjatë qëndrimit të tyre në Londër si dhe një fotografi nga dasma e tyre e zhvilluar 30 vjet më parë në Prishtinë.

 

“Faleminderit të dyve që më treguat se dashuria është ajo që ti e bën dhe ëndrra ende ekziston. E di sa me fat jam që ju kam në jetën time si modelë ashtu edhe besimtarët e vërtetë të dashurisë që më mësuan se si të dua me zemër të hapur. Gëzuar përvjetorin dhe urime për mbi 30 vjet martesë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografive.

Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve është konfirmuar në media se Rita ka nisur një lidhje të re me regjisorin e filmit “Thor”, Taika Waititi. /TV Malisheva

 

 

Share.