Rita Ora ka veshur një fustan me mjaft shumë material gjatë eventit të Cartier në Londër, por ajo sërish ka pasur një ‘aksident’ të vogël me veshjen.
Mbrëmë Rita ka festuar me firmën e njohur Cartier, tek eventi i të cilëve ajo ka qenë e ftuara speciale, ku edhe ka performuar.
E Rita është ndjerë në shtëpi pasi ishte pikërisht Londra ku Cartier ka organizuar eventin, shkruan Gazeta Express.
Artistja është paraqitur në këtë mbrëmje në një fustan të gjatë e të kuq.
E ndërsa po dilte nga vendi ku ka festuar, Rita është pritur nga fotografë të shumtë, të cilët në një foto kanë arritur të kapin edhe momentin kur fustani me hapje përpara i fluturoi dhe i nxori të brenshmet e bardha që Rita kishte veshur.
Vera me anë të një postimi ka falënderuar Cartier për eventin e bukur, ndihet krenare që tashmë fëmijët e saj po e udhëheqin atë.