Ish-ylli i Milanit Rivaldo nuk mendon se Lionel Messi do të largohet nga Barcelona ‘për një tjetër klub evropian’ mes lidhjes së fundit me Interin.

“Presidenti i Interit Massimo Moratti tha se ai mund të sillte Lionel Messi në klub për të rifilluar rivalitetin personal me Cristiano Ronaldon në Itali, por siç kam pretenduar gjithmonë, nuk mendoj se argjentinasi do të largohet nga Barcelona për një tjetër klub evropian”, tha Rivaldo për Betfair

Messi ka një klauzolë në kontratën e tij duke e lënë të lëvizë falas këtë verë, por ish-ylli i Barcelonës, Rivaldo ka pretenduar se ai vetëm do të transferohej në një kontinent tjetër dhe përjashton Interin si një mundësi për reprezentuesin argjentinas.

“Unë nuk mendoj se ai ka ndonjë arsye për të lënë Spanjën, por nëse ai do t’i japë lamtumirën e tij një ditë, atëherë Messi mund të nënshkruajë për një klub kinez ose të shkojë në MLS”.

“Por vetëm kur ai ndalon të qenurit vendimtar në Katalonjë. Edhe nëse një transferim në Inter mund të ishte financiarisht i përshtatshëm për lojtarin, unë besoj se nuk do të ishte e mjaftueshme për ta bindur atë dhe unë mendoj se është kryesisht propagandë, sesa një mundësi reale e një operacioni në tregun e ardhshëm të transferimeve.

“Natyrisht, Interi është një palë e shkëlqyeshme evropiane, që ka blerë shumë lojtarë të shkëlqyeshëm në të kaluarën dhe ka qenë në gjendje të fitojë tituj të rëndësishëm, por sa më përket mua, nuk e imagjinoj që Messi të lëvizë për aq kohë sa ai është në niveli i lartë te Barcelona “.

Share.