Dy skuadra me shumë traditë në hendbollin kosovar takohen mes vete në kryendeshjen e javës së 17-të të Superligës së hendbollistëve.
Të dielen nga ora 18.00 takohen Prishtina e Kastrioti i Ferizajt, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.
Është kjo ndeshje e rëndësishme për kreun e tabelës. Prishtina është e dyta me 28 pikë kurse Kastrioti i katërti me 22 pikë.
Derbi përmbyll javën e 17-të, ndërsa ndeshjet tjera janë të shtunën: Besa Famgas – Vushtrria, Llapi – Trepça, Drenica – Drita, Prizreni – Vëllaznimi.