Makina e tretë e Rivianit, do të jetë kryesisht e fokusuar për terrene të vështira.

Derisa shumicën e prodhuesve i ka goditur rëndë situata me coronavirus, Riviani nuk është dëmtuar aq shumë.

Gjatë kësaj kohe, kompania me bazë në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, është marrë me promovimin e prodhimit, derisa ka arritur të mbledhë edhe investime të konsiderueshme nga Ford dhe Amazon.

Megjithëse prodhimi nuk mund të fillojë, sepse punonjësit rrezikojnë të dalin në punë, Riviani ka gjithçka gati që sapo situata të kthehet në normalitet, të fillojë prodhimin e R1T dhe R1S.

Këto nuk janë të vetmet makina që Riviani do t’i prodhojë, pasi do të sjellë edhe një model të ri me 500 kuaj fuqi, të quajtur R2R.

Makina që do të ketë ngjashmëri të madhe me Subaru, është kryesisht e fokusuar për terrene të vështira, ndërsa është praktike edhe për lëvizje të përditshme.

Specifikat shtesë lidhur me këtë model, Riviani nuk i ka bërë të ditura, vetëm se pritet që së shpejtë të hyjë në prodhim./ Tv Malisheva

Share.