Deleguesi i gjyqtarëve italianë, Nicola Rizzoli ka sqaruar se do të ndryshojë futbolli pas coronavirusi, duke lejuar pesë zëvendësime.

Nesër do të mbahet një takim ku do të diskutohet nëse Serie A duhet të vazhdojë, derisa do të caktohen edhe rregulla të reja shkaku i pandemisë botërore.

“Duhet të sillemi ndryshe, përfshirë këtu edhe te distanca sociale, për të shmangur rrezikun”, ka thënë Rizzoli për Sky Sport Italia.

“Gjithashtu kemi kërkuar një hap përpara kulturor, që shpresoj se do të jetë pozitiv për secilin. Jemi duke punuar me UEFA-n dhe ligat e tjera të mëdha për të vendosur një kod të sjelljes”.

“Ne jemi duke punuar për të ulur rrezikun në minimum, pasi zakonisht janë katër gjyqtarë për VAR-in, e që mund të reduktohet në tre, me secilin prej tyre duke bartur maska dhe dorëza mbrojtëse”.

“Besoj se FIFA është duke synuar që të lejojë pesë zëvendësime. Në një fazë të sezonit me shumë ndeshje njëra pas tjetrës dhe me temperatura të ngritura, ne duhet të ndërmarrim një hap para që të ndihmojmë secilin”, ka shtuar më tej ai.

Mbetet të shihet se cila do të jenë rregullat e tjera nga FIFA përveç pesë zëvendësimeve./ Tv Malisheva

Share.