Këngëtari i njohur, Robert Berisha, po përgatitet që shumë shpejt të nisë një program të ri televiziv, i cili do të quhet “Robi plaket kur don vet”.

Ai ndërkohë po tregohet mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme si dhe duke paralajmëruar ardhjen e emisionit.

Ajo çfarë ra në sy ishte një nga postimet e tij të fundit në InstaStory, ku kishte rishpërndarë një video të bukuroshes Eriona Sejdiu në Instagram.

Dyshja të cilët kanë qenë bashkë në të njëjtën veturë, kanë realizuar këtë video të cilën më pas e ka ndarë me ndjekësit.

Në video, bukuroshja Sejdiu e cila është shpallur “Miss Kosova 2019” xhiron veten para kamerës, teksa më pas e kthen telefonin nga Roberti i cili ishte duke vozitur dhe biseduar në telefon me një mik të tij.

Nuk dihet ende arsyeja që ka bërë bashkë dyshen në një veturë, pasi deri më tash nuk është dëgjuar për ndonjë miqësi mes të dyve.

Sido që të jetë, Roberti vazhdon të jetë neqar që pas ndarjes nga Nora Istrefi, ndërsa njashtu dhe ‘Miss Kosova 2019’ nuk është përfolur në media deri më tash për ndonjë lidhje të mundshme. /TV Malisheva

Share.