Aktori dhe regjisori amerikan, Robert De Niro, ka pësuar një lëndim.

Ylli 77-vjeçar lëndoi këmbën ditën e djeshme (e enjte) në Okla.

Detajet e sakta janë të paqarta, por një përfaqësues i aktorit konfirmoi lëndimin e tij për Fox News.

Burimet i thanë Fox News se fituesi i ‘Oscar’ nuk ishte në xhirimet e filmit të tij të ardhshëm “Killers of the Flower Moon”siç është raportuar.

Ai u largua nga Okla dhe udhëtoi për në shtëpi për në New York, ku do të vizitojë një mjek të ditën e sotme.

Tani është e paqartë nëse lëndimi i tij mund të vonojë në realizimin e filmit të shumëpritur, pasi shkalla e lëndimit është akoma e panjohur..

“Killers of the Flower Moon” bazohet në një libër me të njëjtin emër, i cili heton vrasjet e njerëzve vendas në Okla.

Regjisori i njohur Martin Scorsese, Leonardo DiCaprio dhe Jesse Plemmons po ashtu luajnë me De Niron.

Ky i fundit luan rolin e William Hale, një manjat i bagëtive që urdhëroi vrasjet e disa anëtarëve të familjes.

Filmi do të debutojë në Apple TV +, megjithëse nuk është dhënë data e shfaqjes.

Një përfaqësues i Apple konfirmoi për IndieWire se xhirimet filluan më 19 prill dhe se ato do të zgjasin afërsisht shtatë muaj. /TV Malisheva

Share.