Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, pak ditë më parë zyrtarizoi lidhjen me modelen, Marigona Krasniqi.
Të njëjtit kanë qenë të komentuar prej kohësh në faqet rozë, gjersa një konfirmim së fundmi u bë nga vet ata.
Ylli nga Deçani ndërkohë ka folur për herë të parë për romancën me modelen në një intervistë për ‘Libero’.
Ai theksoi se është me fat që ka përkrah një person të tillë, me zemër të madhe e shumë të suksesshme.
“Foto është sa 1000 fjalë. Jam shumë me fat dhe shumë krenar për një njeri që e kam takuar pas shumë sfidave pas shumë shumë historive. Ndihem shumë i prekur edhe prej Zotit që më në fund më ka takuar për një njeri si Marigona, njeri të suksesshëm por mbi të gjitha një njeri që e ka zemrën shumë të mirë. Vjen prej një familje shumë të mirë dhe veprat, ndihmat e zemra e saj kanë bërë që unë të dashurohem në të, ku një kohë shumë të gjatë edhe kam insistuar, por hap pas hapi më në fund jemi këtu ku jemi. Jam shumë i lumtur dhe besoj që në të ardhmen unë dhe Marigona do të jemi një shembull shumë i mirë për një familje të shëndoshë”.
“Për një dasmë, nuk ka akoma një datë, por besoj që shumë shpejt në 2022 do të ndodhë”, ka thënë më tej ai.
Robini përndryshe ka qenë i përfshirë në një lidhje të gjatë me modelen Heidi Lushtaku. /TV Malisheva