Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo Goes, në një intervistë për “Diario AS” ka shpjeguar çfarë ndodhi gjatë rikthimit të rezultatit në ndeshjen e zjarrtë kundër Manchester Cityt në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ylli brazilian ishte ylli kryesorë i ndeshjes, ku shënoi dy golat e parë të Real Madridit, të cilët e dërguan ndeshjen drejt vazhdimeve, ku më pas Benzema shënon golin e fitores, përcjellë TV Malisheva.

“Tifozët janë të pabesueshëm, ata na dërguan neve në finale pas golit të parë. Lojtarët e rinj si un e kanë kuptuar legjendën e ‘Santiago Bernabeut’ gjatë netëve evropiane pas ndeshjeve kundër PSG, Chelsea dhe Manchester City”, tha Rodrygo.

Më tej, i pyetur nëse skuadra kishte besuar se mrekullia do të ndodhte pas golit të parë, Rodrygo u tregua i sinqertë.

“Le të jemi real dhe të sinqertë. Në minutën e 89′ ne nuk mendonim që një mrekulli e tretë ishte e mundur dhe brenda mendjes tonë ne veçse ishim të mposhtur, por erdhi goli im dhe çdo gjë ndryshoi”, tha Rodrygo.

Rodrygo ka qenë njëri ndër lojtarët kyç të Real Madridit këtë edicion në Ligën e Kampionëve, por pavarësisht kësaj ylli brazilian lavdëroi të gjithë skuadrën për suksesin e arritur deri tani.

/TV Malisheva

Share.