- Reklamë e sponsorizuar -

Baballarët bashkëpunues sjellin përfitime pozitive tek fëmijët e tyre më shumë se çdo person tjetër.

Ata ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e fëmijëve të tyre.

Fëmijët me baba bashkëpunues dhe përkujdesje kanë rezultate më të larta në mësime.

Në emisionin “Foleja”, sociologu Besim Gollopeni tha se përgjegjësia e prindit baba ka ndryshuar shumë vitet e fundit dhe atë në aspektin pozitiv.

Madje ajo çka është e veçantë është se ata po marrin pjesë nga afër në procesin e lindjes se fëmijëve, duke qenë afër bashkëshortes në momentet më të rëndësishme për ta.

Edukimi familjar është baza e çdo edukimi të mëvonshëm sepse në familje formohet personaliteti bazë dhe identiteti personal.

Roli i tyre në rritjen e fëmijëve duhet të jetë i barabartë për të dy prindërit.

Një nga rastet ku baballarët nuk lejohet të qëndrojnë më fëmijët e tyre është kujdestaria apo qëndrimi natën, e që për këtë sociologun Besim Gollopeni thotë se kjo duhet të ndryshohet, pasi fëmijët kanë nevojë të kenë ngrohtësinë e të dy prindërve, pastaj edhe për nënat çdo gjë është më e lehtë.

Vajzat janë më të lidhura me baballarët, ndërsa djemtë me nënat kjo ndodh pasi baballarët i qëndrojnë më shumë gati djemve në rritjen e tyre ndërsa nënat vajzave.

Lidhja e vajzës me babanë e saj vërtet se e formëson përvojën e fëmijërisë së saj dhe ia përcakton sjelljen si e rritur.

Qysh nga dita e parë, baballarët përkujdesen për ushqimin e vajzës, ia ndërrojnë pelenat, i pastrojnë, i vënë në gjumë dhe ua qetësojnë të qarat. Një prezencë e tillë e forcon lidhjen mes tij dhe vajzës, gjë e cila është vitale për të ardhmen e fëmijës.

Roli i të dy prindërve është i barabartë pasi sot është problem të kujdeset vetëm nëna pasi është një jetë dinamike dhe në shumë raste të dy prindërit punojnë.

Andaj baballarët duhet të marrin m shumë përgjegjësi përveç brenda shtëpisë edhe jashtë saj.

Ata duhet të kujdesen në dërgimin e tyre në kopshte, në pjesëmarrjen në mbledhje shkollore, e madje edhe për argëtim.

Pra kujdesi ndaj të vegjëlve tuaj duhet të jetë i barabartë, ata kanë nevojë për të dy prindërit dhe për vëmendjen e të dyve.

- Reklamë e sponzorizuar -