Roma ka hapur bisedimet me princin e Arabisë Saudite, Bin Salman.
Derisa bisedimet me Newcastle United kanë ngecur dhe janë drejt shkatërrimit si pasojë e kundërshtimeve në Angli, Roma është skuadra që po përfiton nga situata.
‘Giallorossi’ mund të jetë skuadra që drejtohet nga miliarderi arab, Bin Salman, transmeton lajmi.net.
‘Dailystar’ raporton se James Pallotta ka punësuar Goldman Sachs për të gjetur një blerës për skuadrën.
Kështu, Bin Salman është kontaktuar nga kryeqytetasit italianë.
Mbetet të shihet nëse do të ketë një marrëveshje mes Romës dhe Bin Salman. Forca ekonomike e princit arab do ta kthente Romën në mesin e skuadrave më të forta evropiane.