Superylli portugez, Cristiano Ronaldo ka arritur rekorde të reja në Ligën e Kampionëve, shkruan Insporti.com.

Ronaldo ishte realizator i një goli në fitoren e Juventusit prej 3:0 në “Allianz Arena” ndaj skuadrës gjermane, Bayer Leverkusen.

Asi portugez shënoi golin e tretë dhe kështu ka shënuar golin e 127-të në Ligën e Kampionëve.

Një tjetër arritje është bërë futbollisti i parë që shënon kundër 33 skuadrave të ndryshme në Ligën e Kampionëve, duke ia kaluar rivalit të tij, Lionel Messi.

Ky është sezoni i 14 radhazi që shënon gol në kuadër të kësaj gare evropiane.

Ndërsa, është barazuar me ish bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Raul Gonzalez. Edhe legjenda spanjolle, tashmë i pensionuar ka shënuar kundër 33 skuadra të ndryshme në Ligën e Kampionëve.

Një tjetër arritje e yllit portugez është se ka kaluar Iker Casillas me më shumti fitore në histori të Ligës e Kampionëve, gjithsej 102.

Ronaldo me paraqitjen e sontme ka bërë 167 paraqitje në garën më të fortë evropiane për klube.

Share.