Sot me fillim nga ora 18:45 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes skuadrës së Omonias dhe gjigantit anglez, Manchester United, e vlefshme kjo për xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.
Në xhiron e fundit në këtë garë, United shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Sheriff Tiraspol, kurse Omonia pësoi humbje 2:1 nga Real Sociedadi, përcjellë TV Malisheva.
Momentalisht, United zë vendin e dytë në Grupin E me tre pikë të arkëtuara pas dy ndeshjeve, krahas Omonias që renditet në vendin e fundit me asnjë pikë të tubuar.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Omonian nuk do të paraqiten Bachirou, Kousoulos dhe Psaltis, kurse te United nuk paraqiten Greenwood, Maguire, Varane, Wan-Bissaka, Williams dhe Van de Beek.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Omonia (5-3-2): Fabiano; Lecjaks, Lang, Yuste, Miletic, Matthews; Barker, Charalampous, Diskerud; Ansarifard, Bruno
Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Dalot, Lindelof, Martinez, Malacia; Casemiro, Eriksen; Antony, Fernandes, Sancho; Ronaldo
/TV Malisheva