Cristiano Ronaldo për lëvizjen te Al Nassr: “Saudite është ligë shumë konkurruese. Nuk është Premier League, nuk do të gënjej, por është një ligë që më la të befasuar pozitivisht”.

“Në 5,6,7 vite, nëse vazhdojnë me planin, do të jetë liga e 4-të, e 5-të në botë”, shtoi njëri ndër futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo.

Kujtojmë se Ronaldo i është bashkuar Al-Nassr në një transferim të lirë pasi u largua nga Manchester United me pëlqim reciprok në nëntor. Ai besohet se fiton 173 milionë funte në vit në klubin e Arabisë Saudite, gjë që e bën atë futbollistin më të paguar në planet.

/TV Malisheva

Share.