Një person pasi ishte rrahur nga pronari i lokalit dhe dy punëtorët e tij, si shenjë hakmarrjeje ka vënë zjarrin garazhës së pronarit të lokalit.
Rasti ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit, ku si pasojë e zjarrit, janë djegur një veturë, një motoçikletë dhe disa gjësende tjera.
Sipas policisë, katër të dyshuarit janë arrestuar, ku i dyshuar i rrahur ka pranuar tretman mjekësor me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net/