Tre persona janë arrestuar në Gjilan, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth punimeve të një rruge kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta tri femra dhe një mashkull.
Rasti ka ndodhur dje në Gjilan, ku viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt./TV Malisheva