Një rrahje mes katër personave ka ndodhur të shtunën, rreth orës 22:45 në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj.

Policia ka treguar se të dyshuarit janë shtetas të Shqipërisë, dhe se tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Sipas policisë njëri prej të dyshuarve është arrestuar.

Me rastin po vazhdojnë të merren organet kompetente. /TV Malisheva

Share.