Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Olimpico di Torino” mes skuadrës së Torinos dhe asaj të Napolit, ku kjo e fundit ka arritur të arkëtoj pikët e plota.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara, Napoli e ka mposhtur si mysafirë me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Torinos, përcjell TV Malisheva.

Golin e fitores dhe të tre pikëve të reja për napolitanët e shënoi mesfushori Fabian Ruiz, i cili shënon në minutën e 73′ për rezultatin final 1:0.

Po ashtu, në fitoren e sotme paraqitje solide tregoi edhe ylli i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili fitoi duelin e sotëm kundër Mërgim Vojvodës, pasi që ky i fundit mbron ngjyrat e Torinos dhe ishte aktiv në ndeshje për 66′ minuta.

Me pikët e reja, Napoli zë vendin e tretë në tabelë në kuotën e 73 pikëve, krahas kundërshtarit të sotëm Torinos që renditet në vendin e 10 me 47 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Napolit.

Share.