Pak ditë më parë Kiara Tito njoftoi se ishte shëruar nga Koronavirusi.
Moderatorja publikoi një foto, krahas së cilës shkruante: “Çkemi, u riktheva! Korona doli nga chat-i.”
Së fundmi, në një lidhje direkte për emisionin “Friendzone” ajo tregoi si i ka kaluar ditët e infektimit. Kiara tha se jeton e vetme dhe gjatë kësaj periudhe i ka shfrytëzuar ditët si ditë pushimi.
“Humbja e nuhatjes zgjati një javë. Fatmirësisht jetoj vetëm dhe nuk ndikoj te familjarët. Gjatë kësaj periudhe, gatova, ndjenja, pash Netflix, cfarë bëhet zakonisht kur je me pushime”, u shpreh moderatorja. /TV Malisheva