Olivia Munn ka folur haptas për mediat amerikane lidhur me luftën e saj për mbijetesë prej se është diagnostikuar me sëmundjen autoimunue, fibromialgia, për të cilën ka marrë vesh para dy vitesh.
Aktorja e filmave “X-Men” ka treguar se është ndier keq me vitet të tëra, para se të mësonte për diagnozën e saj.
“Nuk isha e sigurt se çfarë po ndodh me mua. Me vite të tëra kam kaluar nëpër sëmundje të ndryshme duke mos e ditur se çfarë po ndodh”, ka thënë ajo.
Me ndihmën e pesë mjekëve, Munn është diagnostikuar me fibromialgi, një sëmundje e pashërueshme që shkakton dhimbje të zgjeruara të muskujve, lodhje dhe probleme me gjumin dhe kujtesën, ndërsa nxitet nga stresi.