Nicolas Cage ka treguar detaje interesante për historinë e dashurisë me gruan e tij, Riko Shibata, e cila është 30 vjet më e re se ai.

Aktori u martua në shkurtin e vitit të kaluar në Las Vegas dhe ishte i sigurt se Shibata ishte ‘e duhura’ kur mësoi për kafshët e pazakonta shtëpiake.

“Ne u takuam në Japoni dhe unë isha i mahnitur nga ajo. Kishim shumë gjëra të përbashkëta”, ka thënë Cage për Entertainment Tonight në premierën e filmit “Pig”.

“Edhe ajo i do kafshët, kështu që e pyeta nëse kishte ndonjë kafshë shtëpiake të preferuar, për të cilën ajo u përgjigj: ‘Po, kam, ketrat fluturues”, ka treguar aktori dhe shtoi se në atë çast mendoi: “Kjo është e gjitha. Kjo mund të funksionojë”.

Duke folur për karrierën e tij, Cage theksoi se ende e konsideron veten një ‘student aktrimi’, duke shtuar se ka shumëçka që do të dëshironte të bëjë në vitet e ardhshme. /TV Malisheva

Share.