Familja Berisha nga fshati Gurbardh i Komunës së Malishevës jeton në kushte të rënda ekonomike.

Ekpi i televizionit TV Malisheva, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në fshatin Gurbardh, ku nga afër ka parë situatën e rëndë me të cilën përballet kjo familje.

Kryefamiljari, Hamdi Berisha, baba i 6 fëmijëve për Tv Malisheva ka rrëfyer jetën e vështirë dhe kushtet e rënda me të cilat ballafaqohet familja e tij.

Kurse e zoja shtëpisë, nuk mund t’i përmbajë lotët teksa flet për sfidat e rënda me të cilat përballet familja e saj.

Çift Berisha, së bashku me 6 fëmijët e tyre apelojnë tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që tu dalin në ndihmë, në mënyrë që ta bëjnë edhe ata një jetë normale.

Për më shumë, ndiqeni historinë prekëse të familjes Berisha…/ Tv Malisheva

Share.