Nipi i veprimtarit Zeqë Paçarizi, Afrim Paçarizi, ka rrëfyer tregimin që ia kishte treguar gjyshi I tij për bashkëluftëtarin e tij dhe rënien e tij heroike në përballje me pushtuesin jugosllav, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se ky hero ishte Veli Bajrami nga Panorci i Malishevës, i cili ksihe kërkuar t’ia lënë edhe pak municion për të luftuar deri në plumbin e fundit me pushtuesin barbar.
Teksa trasmeton rrëfimin e gjyshit të tij, Paçarizi thotë se krismat e plumbave ishin dëgjuar deri larg.
“Veli Bajrami nga Panorci, babagjyshi tregonte për të, kur e ka lshu kufirin ka than se ai kishte than mi leni do fishekë se nuk ja kthejmë shpinën armikut për së gjalli se çka kom pa unë në luftën e Karadakut, aty jom betu që nëse edhe niher përpjekna me ta, kurrë nuk kam me ja u kthy shpinën për së gjalli, tha se ja kemi lan edhe do fishek që i kemi pas edhe jemi nisur për Pejë ai ka met atje, bukur larg tha kemi shku e kemi ni ende pushkën e tij”, thotë Paçarizi.
Ai thotë se gjyshi i tij tregonte se Veli Bajrami ishte vrarë aty dhe se mandej ishte marrë trupi i vrarë i tij dhe ishte varrosur në Pejë.
“Tregonte se mandej kanë pyet për të, e kanë marrë kufomën e tij e kanë varros në Pejë”, tregon Paçarizi. /TV Malisheva