Një person është rrëmbyer në Drenas derisa ishte duke punuar në lokalin e tij.
Siç theksohet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima është rrëmbyer nga tre persona dhe është dërguar në pyll, por që ka arritur të ikë.
“Viktima mashkull nga Kosova raporton se derisa ishte duke punuar në lokalin e tij, tre të dyshuar të pa njohur për viktimën e kishim marr me dhunë me veturë dhe e kishin dërguar në pyll dhe e kishin sulmuar duke i shkaktuar lëndime dhe më pas viktima ka arrit të largohet prej personave të dyshuar. Të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor, është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./TV Malisheva