Federata e Auto-shkollave të Kosovës ka organizuar protestë për shkak se Ministria e Infrastrukturës dhe Mjedisit nuk po mundëson mbajtjen e provimeve.

Rreth 100 vetura të auto-shkollave kanë parakaluar nga Fakulteti Teknik deri te Ministria e Infrastrukturës.

Ata kishin protestuar para ministrisë edhe ditë më parë, me të njëjta kërkesa, por që ende nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet përgjegjëse./Tv Malisheva

Share.