12 mijë e 932 vaksina janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH’së, deri tani 356 mijë e 771 vaksina janë administruar gjithsej në Kosovë.

Nga kjo ministri kanë thënë se deri tani në Kosovë 248 mijë e 714 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

Ndërsa, 107 mijë e 551 persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.932 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356.771 doza të vaksinës. Deri më sot 107.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që nga kjo ministri kanë kërkuar dje nga qytetarët që kanë familjarë me aftësi të kufizuara, të cilët ende nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, që së më parë që ka mundësi t’i regjistrojnë në Qendrën e vaksinimit në komunën përkatëse e tyre, me qëllim të organizimit të vaksinimit të tyre përmes ekipeve mobile.

/TV Malisheva

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 5107