Komuna e Malishevës njofton se dyshohet se mbi 30 persona janë helmuar nga ushqim.
Sipas njoftimit situata është menaxhuar mirë nga ana e personelit shëndetësor në Malishevë dhe organeve përgjegjëse komunale e organeve tjera përgjegjëse si AUV dhe policisë.
“Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha, situata është menaxhuar më sukses dhe situata është në kontroll të plotë.
Disa nga të infektuarit janë udhëzuar për QKUK në Prishtinë dhe në spitalin e Prizrenit.Ekipet relevante janë në terren dhe po merren me menaxhimin e situatës. “, thuhet në njoftim.
/TV Malisheva