Aktualisht në vend janë 30 mijë e 871 raste aktive me koronavirus.

Me më së shumti raste vazhdon të jetë Komuna e Prishtinës. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në kryeqytet janë 7 mijë e 582 raste aktive me COVID-19, e pasuar nga Peja me 2 mijë e 450, Prizreni 2 mijë e 288Gjilani 2 mijë e 238, Fushë Kosova 1 mijë e 540, Ferizaj 1 mijë e 459, Mitrovica 1 mijë e 442, Gjakova 1 mijë e 433, Lipjani 1 mijë e 338, Vushtrria 1 mijë e 7 raste si dhe komuna të tjera me qindra raste aktive.

Të enjten IKShPK njoftoi edhe për pesë vdekje dhe 2 mijë e 110 raste të reja me COVID-19. /TV Malisheva

Share.