Një nga varrezat më të mëdha të veturave ka mbi 3 mijë BMW dhe Mini.
Ne kemi shkruar për këtë skenë të pazakontë dy vjet më parë kur Jalopnik amerikan zbuloi një varrezë të madhe të veturave të reja pranë Vankuverit, Kanada.
Duke gjykuar nga pamjet e fundit, nuk kanë ndodhur shumë ndryshime që atëherë.
BMW dhe Mini janë akoma atje, dhe bimësia po rritet. Për disa vite të tjera, ato mund të mbulohen me bimësi, gjë që mund të çojë në harresë.
Si filloi gjithçka?
Historia kthehet në vitin 2015 kur veturat u goditën nga një stuhi gjatë shkarkimit në një port në Halifax.
Autoritetet kanadeze zbuluan se gjatë bartjes së BMW dhe Mini nga anija në hekurudhë dhe kamionë, kushtet ishin të papërshtatshme, kështu që veturat makinat u ekspozuan në një atmosferë të kripur.
Këto janë 2,966 vetura me vlerë rreth 150 milionë në atë kohë, të cilat nuk shkuan kurrë në sallë ekspozite.
View this post on Instagram