Pasi një aeroplan i vogël që fluturonte nga Kroacia në Salzburg u rrëzua në Austrinë qendrore si dhe katër persona mbetën të vdekur, tha policia të premten.
Cirrus SR20 u nis nga Zagrebi të enjten pasdite për në Salzburg dhe u përplas në një teren të thyer pranë Lintching, tha policia.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe ka nisur hetimi.
Ndërsa do të bëhen autopsitë për identifikimin e viktimave.
Transmetuesi publik austriak ORF tha se kushtet e fluturimit në provincën e Salzburgut ishin “shumë të vështira” të enjten me erëra të forta dhe të dendura.
/TV Malisheva