Një aeroplan mallrash është rrëzuar pranë qytetit të Kavala në Greqinë veriore, njoftuan autoritetet lokale. Antonov-12 i operuar nga një kompani me bazë në Ukrainë po fluturonte nga Serbia në Jordani kur u rrëzua të shtunën. Nuk është bërë e ditur sa persona ishin në bord dhe nëse kishte të mbijetuar.

Transmetuesi shtetëror ERT i Greqisë raportoi se avioni mbante një ngarkesë prej 12 tonësh, duke e përshkruar atë si potencialisht të rrezikshëm.

Thuhet se piloti kërkoi një ulje emergjente në aeroportin e Kavalës për shkak të një problemi me motorin, por nuk ishte në gjendje të arrinte në pistë.

Disa raporte thonë se tetë persona mund të kenë qenë në bordin e avionit.

Pamjet janë shfaqur që supozohet se tregojnë aeroplanin tashmë në zjarr teksa zbriste, i ndjekur nga një shpërthim i madh pasi goditi tokën.

“Në orën 22:45 u befasova nga zhurma e motorit të avionit”, tha për ERT, banori lokal Giorgos Archontopoulos. “Dola jashtë dhe pashë motorin në zjarr”.

Zyrtarët lokalë thanë se shtatë makina zjarrfikëse ishin vendosur, por ata nuk mund të afroheshin në vendin e përplasjes për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment publik nga Ukraina, Serbia apo Jordania./TV Malisheva

Share.