Në Evian Veriore të Greqisë është rrëzuar një helikopter, 100 km në veri të Athinës.

Në informacionet e para thuhet se helikopteri ishte nisur nga Mantoudi për në Volos, kur papritur humbi kontaktet me forcat ajrore. Shkaku i rrëzimit të helikopterit ishte edhe moti i keq në Elias.

Sipas medias greke protothema.gr helikopteri i tipit A – 109 është civil dhe u rrëzua në plazhin Achladi në Evia veriore.

Sipas një dëshmitari okular, helikopteri teksa ishte në ajër ka nisur të marrë një anim të çuditshëm, ndërsa pak minuta më vonë është dëgjuar një zhurmë.

Në vendngjarje kanë shkuar guvernatori i rajonit të Greqisë Qendrore, Fanis Spanos, zëvendësguvernatori i rajonit të Evias, Giorgos Kelaidis dhe kryetari i bashkisë Mantoudi.

/TV Malisheva

Share.