Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 3.2 për qind në muajin gusht 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perimet 28 për qind, pemët 11,4 për qind, mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë 7,2 për qind.
Po ashtu sipas këtij raporti, pjet alkoolike dhe duhani janë shtrenjtuar 6,3 për qind, pijet joalkoolike 5,7 për qind, blerja e automjeteve 5,1 për qind, buka dhe drithërat 4,5 për qind, energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera 4,5 për qind, shërbimet për transport 4,4 për qind, mishi 3.8 për qind dhe qumështi, djathi dhe vezët 2,4 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,4 për qind në IHÇK-it”.
Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat 14.5% dhe lënde djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 3,7% dhe me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,2 për qind në IHÇK-it.
Kurse, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,0 % në muajin gusht 2023, krahasuar me muajin korrik 2023.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: biletat e fluturimeve ( 8,4 %), karburantet dhe lubrifikantet për pajisjet e transportit personal (5,3 %), perimet (4,8 %), shërbimet për transport (4,7%), mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (1,2%), blerja e automjeteve (1,1%) dhe pijet alkoolike, duhani ( 0,9 %) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,0 për qind në IHÇK”, thuhet në raport.
/TV Malisheva