Ministria e Shëndetësisë përmes raporti 24 orësh ka bërë të ditur se në Kosovë janë regjistruar dy mijë e 110 raste të reja me Covid-19, nga 10 mijë e 258 mostra të testuara.
Ndërsa, kanë vdekur katër qytetarë./TV Malisheva
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.358 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës.
Deri më sot 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 10.258 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 130 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408.
Në total numri i rasteve aktive është 12.159.