Të dhënat e raportuara së fundi nga ‘Indeksi Fischer’ që mat Banka e Shqipërisë tregojnë se brenda 1 viti, çmimet e banesave u rritën me 9%. Kryeson Tirana me 12.3%.
Që prej vitit 2013 dhe deri më sot, çmimet e apartamenteve në Shqipëri janë rritur me 45%.
Shumica e banesave janë blerë nga rezidentët, edhe pse 1 në 3 prona që shiten janë nga qytetarë që nuk jetojnë brenda vendit.
Shumica e banesave të shitura janë blerë më para cash dhe jo përmes kredisë bankare.
Edhe pse ndërtimi ka marrë “boom” vitet e fundit, Shqipëria vazhdon të ketë problem në kohën mesatare të shitjes së një prone.
Në fund të dhjetorit të vitit të shkuar koha mesatare e shitjes ishte 11 muaj./TV Malisheva