Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar shtatë raste të reja me COVID-19 në Malishevë, shkruan TV Malisheva.
Kështu ka bërë të ditur Komuna e Malishevës, derisa të dhënat janë konfirmuar nga IKShPK dhe QKMF në Malishevë.
Njoftimi i plotë:
Regjistrohen edhe 7 raste të reja me covid-19 në Malishevë
Malishevë, 8 gusht
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe 7 raste të reja me covid-19. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, duke u bazuar në testet laboratorike për covid-19.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 1139 raste, prej tyre 1073 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 14 raste.
Qytetarë të nderuar, virusi covid-19 është duke u përhapur shumë, prandaj ju lutemi që të merrni vaksinat anti covid dhe të zbatoni masat për mbrojtje ndaj covid-19, duke ju shmangur grumbullimeve dhe duke bajtur maska mbrojtëse.
/TV Malisheva