Numri i të vdekurve nga raketat ruse që goditën stacionin e trenit në Kramatorsk është rritur në 50, ka thënë Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Donetsk.

Në një përditësim në Telegram, Kyrylenko ka thënë se 50 njerëz kanë vdekur, pesë prej të cilëve ishin fëmijë, duke shtuar se 12 persona vdiqën pasi u dërguan në spital.

“Ne kemi një numër kaq të lartë të viktimave në këtë orë si rezultat i sulmit të forcave okupatore ruse me raketa balistike, Tochka-U, në stacionin e trenit të Kramatorsk”, tha ai.

“Për momentin, 98 njerëz janë dërguar për në spitale. Ne presim që edhe të lënduarit e tjerë do të kërkojnë ndihmë mjekësore brenda një ose dy dite, kështu që numri i viktimave do të ndryshojë vazhdimisht”.

Nga 98 personat që u dërguan në qendrat mjekësore, 16 ishin fëmijë, 46 gra dhe 36 burra, tha Kyrylenko.

/TV Malisheva

Share.