Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e Lëvizjes Demokratike të Kosovës (LDK) Armend Zemaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia në kohën kur vendi ynë po shënon rritje të vazhdueshme të rasteve të reja me sëmundjen e rrezikshme të koronavirusit.

“E keqja nuk po ka fund! Sot i kemi 1.370 raste të reja me Covid-19 dhe 1 të vdekur. Ndërkaq, ministrin e Shëndetësisë dhe kryeministrin i ka tërbuar tërësisht lufta për pushtet. Në fazën më kritike të epidemisë në Kosovë, me rritjen enorme të rasteve pozitive me Covid-19, ku vala e infeksionit me variantin Delta ka marrë përpjetën, Qeveria mendon veç për vota e pushtet”, shkruan Zemaj në Facebook.

“Lëvizjet e qytetarëve janë pa mbikëqyrje si dhe pa asnjë kontroll mbi masat kufizuese. Numri i rasteve spitalore dhe i vdekjeve po rritet frikshëm, ndërsa Kurti dhe Vitia e kanë luksin e planit për vota dhe fushatë zgjedhore”, shton ai.

Zemaj e ka quajtur të papranueshme që në kohën kur vendi shënon 1370 raste të reja vetëm brenda një dite, qendra kryesore e vaksinimit në Kosovë “1 Tetori” dhe shumë qendra tjera janë të mbyllura për shkak të ditëve të vikendi./TV Malisheva

“Fakt i frikshëm. Në vend se të shtohen mundësitë e vaksinimit, ato mbyllen, kurse mundësitë ngushtohen. N’dorë t’Zotit, me këta mashtrues e demagog, krejt për pushtet e asgjë për shëndet!”, përfundon reagimi i Zemajt.

Share.